Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur përmes një videoje në lidhje me mbledhjen e 100-të të Qeverisë.
Ai këtë e bëri përmes faqes së Qeverisë së Kosovës në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Kurti, ndër të tjera u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta përcjellin mbledhjen.
“Sot mbajmë mbledhjen e 100-të të qeverisë. Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”, shprehet Kurti./FolDrejt/