Megjithë përpjekjet e forcave të Putinit për të rrëzuar UAV-në, ai nuk ishte në gjendje pasi po fluturonte ulët.
Një sulm me dron “kamikaze” goditi sot selinë e Marinës së Rusisë në Krime dhe shkaktoi një shpërthim masiv, sipas Daily Mail, transmeton Fol Drejt.
Ky është i fundit në një seri shpërthimesh që besohet se janë shkaktuar nga forcat ukrainase në gadishullin e kontrolluar nga Rusia.
Siç thekson gazeta, tym i dendur u regjistrua mëngjesin e sotëm mbi vendin e shpërthimit, ndërsa përpjekjet e dëshpëruara të forcave të Putinit për të rrëzuar UAV-në kishin dështuar.
Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Raznozayev , konfirmoi sulmin, duke shkruar në Telegram: “Për fat të keq, droni nuk mund të rrëzohej, pavarësisht se u qëllua nga gjiri me armë të vogla… ai po fluturonte poshtë. Nuk ka pasur viktima”.
Zyrtarët e inteligjencës zbuluan mbrëmë se si sulmet kanë gjymtuar aftësitë ushtarake të sulmuesve dhe demonstruan aftësinë e Kievit për të kryer sulme të rëndësishme në logjistikën ruse./FolDrejt/
🔥 Occupiers in #Crimea didn't start their morning with coffee
A drone crashed into the roof of the headquarters of the Black Sea Fleet in the occupied #Sevastopol.
"Unfortunately, it was not shot down. There are no victims," said "governor" of the city. pic.twitter.com/VauM1ugroF
— NEXTA (@nexta_tv) August 20, 2022