Dy persona me motoçikleta me armë zjarri kanë qëlluar në dyqanin e familjes së Antonella Roccuzzo, gruas së Leo Messit, në qytetin argjentinas Rosario, raportojnë mediat argjentinase.
Rosario3 raportoi se ata u kapën në kamera duke qëlluar të paktën 14 herë përpara se të linin një mesazh në një qese me qymyr: “Messi, ne po të presim. Javkin (kryetari i Rosarios) është një tregtar droge. Ai nuk do t’ju ndihmojë.”
Sulmi ndodhi natën e së mërkurës dhe as Messi e as gruaja e tij Antonella nuk ishin afër atij lokacioni. Dyqani, thonë argjentinasit, menaxhohet nga të afërmit e saj. Kujtojmë se Rosario është vendlindja e Messit. Për momentin nuk banon aty, por ka një vilë të madhe që banorët vendas e njohin si Kalaja.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur pesë furgona policie, ndërsa rasti tashmë po trajtohet nga Prokuroria e Shtetit dhe Agjencia e Krimeve. Messi dhe Roccuzzo janë të martuar që nga viti 2017. Të dy janë nga Rosario dhe njihen që nga fëmijëria, por pjesën më të madhe të jetës e kaluan në Barcelonë dhe tani në Paris, ku Messi luan për PSG-në. Ata kanë tre fëmijë. /FolDrejt/
⚫️ ASÍ QUEDÓ EL LOCAL BALEADO DE LA FAMILIA DE ANTONELA
Durante la madrugada de este jueves, el portón del supermercado "Único", ubicado en Lavalle al 2500, Rosario, recibió 14 disparos
El local es administrado por uno de los primos de la mujer de Messi
📽️ @ConclusionRos pic.twitter.com/S0nwBPKgGD
— Diario Olé (@DiarioOle) March 2, 2023