Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka qenë i pranishëm sot në komunën e Leposaviqit, nga e cila është larguar pas gjysmë ore.
Serbët e pranishëm aty kanë hedhur vezë dhe ngjyrë të kuqe në drejtim të veturës së tij, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.
Ministri Aliu vizitoi kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës. /FolDrejt/