Në ligjëratën e fundjavës, hoxhë Muhamed B. Sytari, ka folur për atdhedashurinë, shkruan Fol Drejt.
Duke ua kujtuar besimtarëve të mbledhur në xhami për ditën e xhuma, ai tha ndër të tjera që është krejt normale që secili të punojë e bashkëpunojë me të tjerët, për të mirën e vendit.
“Është në natyrë që Allahu Subhane We Te’ala e ka vendosur në zemrën e secilit prej nesh”, ka thënë ai.
Po ashtu, Sytari ka folur me pietet për shumë nga figurat fetare e historike që dhanë kontribut të pakundshoq, për të mirën e atdheut.
Për më shumë, dëgjoheni ligjëratën e tij: