Përhapja e urtisë, drejtësisë, mëshirës etj, nga besimtari, është pjesë e misionit të tij si “mëkëmbës i Zotit në tokë”. Kështu ka thënë së fundmi nëpërmjet një adresimi, hoxhë Muhamed B. Sytari, shkruan Fol Drejt.
Ai ligjërimin e ka filluar duke e komentuar formulën të cilën besimtarët e përsëritin për sa herë dikush nga të afërmit e tyre ndërron jetë:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”
Kjo formulë, sipas Myftiut të Shkodrës, nënkupton vetë identitetin e besimtarit.
“…përballjet në jetë nuk janë asgjë tjetër, veçse sprova nga Allahu i madhëruar, i cili do të na e tërheq vëmendjen herë pas here, si për të ardh në ekuilibër, e për të thënë me zemër e me shpirt: të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi!” – ka shtjelluar në fund Sytari.
Klikojeni videon në vijim, për ta dëgjuar të plotë adresimin: