Myftiu Muhamed B. Sytari ka vijuar të shkëputë çaste nga vizita e vendeve të shenjta në Arbinë Saudite, duke kompletuar prej atje mozaikun e një reportazhi të mrekullueshëm, shkruan Fol Drejt.
Së fundi Sytari është paraqitur ndërmjet kodrinave Sefa dhe Merva që ndodhen afër Mekes së shenjtë, ndërsa shihen qindra dhe mijëra besimtarë duke e kryer Sa’jin (ecjen ndërmjet këtyre dy kodrinave).
Ndërsa i referohet shembullit të nënës së Ismailit a.s, gruas së Ibrahimit a.s, shpjegon mesazhin e historisë kuranore, nëpërmjet të cilit kuptojmë ndër të tjera se cilin model të gruas duhet ta ndjekim: