Myftiu u Shkodrës hoxhë Muhamed B. Sytari e ka cilësuar si fitore për të gjithë “ymetin musliman”, fitoren e presidentit Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet e fundit presidenciale në Turqi, shkruan Fol Drejt.
Fitorja e Erdoganit ka pasur jehonë edhe në Ballkan. Boshnjakët dhe shqiptarët i janë gëzuar rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të raundit të dytë, të cilat e nxorën fitues Erdoganin krahas rivalit të tij Kemal Kilıçdaroglu.
“Ajo është një fitore e madhe, dhe një fitore e dëshmuar, dhe një triumf i jashtëzakonshëm për mbar ymetin islam” – ka thënë ndër të tjera Sytari.
Për më shumë, dëgjojeni pjesën e ligjëratës së tij për këtë çështje: