Myftiu i Shkodrës Hoxhë Muhamed B. Sytari nëpërmjet një videoje të shkurtër, ka sjellë atmosferën pas ritualit të namazit të sabahut, në xhaminë e famshme të Ajasofias në Stamboll, shkruan Fol Drejt.
Njëra ndër xhamitë më të famshme të Stambollit, shpesh përfshihet nga tonet e adhurimit të Zotit pas namazit të sabahut, ndërsa një moment të tillë na e ka risjell nëpërmjet kamerës së telefonit edhe hoxhë Sytari.
Ua kujtojmë se Aya Sophia, dikur katedrale patriarkane ortodokse, kishte për arkitektë grekët antikë.
Pas pushtimit të Konstantinopojës nga osmanët, ajo është shndërruar në xhami, ndërsa ishte kthyer në muze në kohën e Ataturkut. Por së voni, nën qeverisjen e AKP-së së Tajip Erdoganit, është rikthyer risht në xhami.
Çështja e saj është lakuar edhe gjatë zgjedhjeve të fundit, ndërsa kundërshtari i Erdoganit – Kilicdaroglu, ka premtuar rikthimin e vendimit të Ataturkut, që Ajasofia të rikthehet sërish në muze./FolDrejt/