Të paktën një person ka vdekur nga shembja e ndërtesave në Doha, kryeqyteti i Katarit, dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë aktualisht nën rrënoja me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Autoritetet ende nuk thonë se çfarë e shkaktoi shembjen, raporton Klix,përcjell Fol Drejt.
Ministria e Brendshme e Katarit tha se një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Bin Durham të Dohas ishte duke u bërë pluhur. Thuhet se ekipet e shpëtimit kanë gjetur shtatë të mbijetuar, ndërsa një person ka humbur jetën.
Në videot nga vendi i aksidentit dëgjohen alarmet e makinave dhe shihet se një pjesë e objektit është shembur mbi atë fqinj.
A video taken by a resident minutes after a building collapsed in Bin Durham area
Read more: https://t.co/u95lRPl3zp#Qatar #Doha pic.twitter.com/qFioVR4Za4
— The Peninsula Qatar (@PeninsulaQatar) March 22, 2023
Një banor vendas i tha portalit “The Peninsula” me bazë në Doha se një pjesë e strukturës u shemb mbi një ndërtesë trekatëshe pranë saj. E gjithë zona është e rrethuar dhe askush nuk lejohet të hyjë në ndërtesa, shkruan Al Jazeera.
Një tjetër banor tha se ndërtesa u shemb rreth orës 8:18 të mëngjesit (05:18 GMT).
“Në këtë ndërtesë jetonin familjet pakistaneze, egjiptiane dhe filipinase”, tha ai. /FolDrejt/