Tension i lartë në shtëpinë e Torinos.
Në fakt, një sherr i furishëm mes Ivan Juric dhe Davide Vagnatit ka ndodhur në kampin stërvitor Waidring në Austri. Tekniku dhe drejtori sportiv ofenduan rëndë njëri-tjetrin në një parking.
E filmuar nga një celular, sherri përfundoi menjëherë në rrjetet sociale, duke dëshmuar pakënaqësinë e madhe të trajnerit për lëvizjet e klubit në merkato dhe vështirësitë e mëdha në menaxhimin e marrëdhënieve mes fushës teknike dhe drejtuesve./abcnews.al/
Furibonda lite tra Ivan #Juric e Davide #Vagnati divisi a fatica dal team manager Marco #Pellegri pic.twitter.com/SFlIUgTuFm
— Pianeta Toro (@PianetaToro) July 27, 2022