Sizmologu Edmond Dushi në një prononcim për A2CNN i ka shuar dyshimet se, tërmeti i cili ka goditur Turqinë dhe Sirinë, mund të ndikojnë edhe në Shqipëri, shkruan Fol Drejt.
Dushi sqaroi që Shqipëria ndodhet në krahun perëndimor të pllakës tektonike Euro-aziatike, një pllakë e ndryshme nga ajo Anatoliane, gjë që e përjashton mundësinë e ndikimit direkt.
“Shqipëria shtrihet në krahun perëndimor të pllakës Euro-aziatike, kjo është një pllakë e ndryshme nga ajo Anatoliane. Distanca është shumë e madhe, energjia nuk jep impakt të drejtpërdrejtë. I gjithë rajoni i Mesdheut në të tilla raste destabilizohet, ka një rishpërndarje të deformimeve dhe sforcimeve tektonike që rezultojnë në tërmete në të ardhmen.”
Për më shumë, ndiqni prononcimin e plotë: