Një baba që pushonte me familjen e tij në Spanjë, ka rënë drejt vdekjes kur hedhja në ujë përfundoi tragjikisht me përplasjen fatale në shkëmb, siç tregohet në pamjet e rënda video.
Pamjet u regjistruan nga një barkë në sipërfaqen e ujit, nga ku xhironin djali dhe gruaja e burrit fatkeq.
Turisti 31-vjeçar holandez shihet që bëhet gati të kërcejë në ujë nga të paktën 30 metra lartësi, të enjten në ishujt Malgrats.
Por veprimi i guximshëm përfundoi keq teksa burri kupton se me kërcimin e tij kalonte dot hapësirën shkëmbore para ujit dhe përplaset ashper në gurët para se të bjerë në det.
Ulërima tmerri dëgjohen si nga burri dhe nga ata që po regjistronin.