Banorët e Shangait janë izoluar shkaku i shtimit të rasteve me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë zemërimin dhe dëshpërimin e banorëve të qytetit, të cilët nga mërzitja ulërijnë të bllokuar brenda apartamenteve.
“Banorët në #Shanghai duke bërtitur nga apartamentet e larta pas 7 ditësh me radhë të bllokimit të qytetit. Narratori shqetësohet se do të ketë probleme të mëdha. (në dialektin e Shangait – ai parashikon se njerëzit nuk mund të qëndrojnë më gjatë – ai nënkupton tragjedi)” – thuhet në përshkrimin e videos.
Shangai është një qytet me 26 milionë banorë./FolDrejt/
Residents in #Shanghai screaming from high rise apartments after 7 straight days of the city lockdown. The narrator worries that there will be major problems. (in Shanghainese dialect—he predicts people can’t hold out much longer—he implies tragedy).pic.twitter.com/jsQt6IdQNh
— Eric Feigl-Ding (@DrEricDing) April 10, 2022