Një vajzë 6-vjeçare u nxjerrë sot nga rrënojat në provincën Adiyaman të goditur nga tërmeti, 47 orë pasi dy lëkundjet e mëdha goditën pjesën jugore të Türkiye-s, raporton AA, transmeton Fol Drejt.
Hacer Kaçmaz u shpëtua në qarkun Besni nga një ekip prej katër anëtarësh i zjarrfikësve të dërguar nga provinca veriore Kastamonu.
Tre orë më parë, i njëjti ekip nxori nënën e vajzës, Rukiye Kaçmaz, nga rrënojat e një ndërtese të shembur.
Vajza 6-vjeçare, e cila iu dorëzua ekipeve mjekësore, është dërguar në spital për trajtim.
Të paktën 6.234 njerëz u vranë dhe mbi 34 mijë të tjerë u plagosën pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që goditën pjesën jugore të Turqisë, të hënën.
Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje të rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë.
Si pasojë e tërmetit, të paktën 1.622 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Siri./FolDrejt/
https://twitter.com/aa_albanian/status/1623220734821642240