Në Wilmington të ShBA-ve një pronar i një dyqani bizhuterishë, ka përjetuar një dhunë brutale. I moshuari shihet tek goditet në kokë me një çekiç, nga një grabitës i armatosur, shkruan Fol Drejt.
Pamjet e shpërndara nga familja e pronarit të dyqanit 68-vjeçar, tregojnë një burrë të veshur të gjitha me të zeza – duke përfshirë një maskë – fillimisht duke pretenduar të tregojë interes për bizhuteritë në Solid Gold në qendër të qytetit Wilmington më 15 shtator.
Por më pas ai papritmas kap pronarin e dyqanit koreano-amerikan për fyti, ndërsa duket se ia mban një pistoletë në kokë.
Pavarësisht se viktima e tij nuk shfaq rezistencë, banditi i veshur me të zeza ia përplas armën në kokë.
Edhe pse goditja e parë duket se e trullos plotësisht pronarin e dyqanit, sulmuesi vazhdon goditjet me armë përpara se ta lejojë viktimën e tij të bjerë në dysheme pas sportelit të dyqanit.
Ende pa përfunduar, sulmuesi ngjitet mbi banak – dhe fillon të godasë me këmbë mbi kokën e shitësit që duket se i humbë ndjenjat.
Grabitësi thuhet se mori mbi 100,000 dollarë bizhuteri.
I dyshuari është kapur nga autoritetet ndërsa akuzohet për mbajtje të armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi si dhe grabitje të shkallës së parë. Aktualisht ai mbetet në paraburgim./FolDrejt/
https://www.youtube.com/watch?v=BENl3UElFGM&ab_channel=EventNews