Manchester United zyrtarizoi ditën e sotme edhe largimin e Paul Pogba nga skuadra, ku palët që nuk kanë vazhduar me rinovimin e kontratës, me francezin që tashmë do të jetë një lojtarë i ri në treg.
Nuk ka vonuar edhe reagimi i mesfushorit francez, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar “djajtë e kuq”, teksa është shprehur se ishte i privilegjuar që ka mbajtur veshur fanellën e tyre.
“Ndihem i privilegjuar që kam luajtur për këtë klub. Shumë momente dhe kujtime të mira, por mbi të gjitha mbështetje e pakushtëzuar nga tifozët. Faleminderit Manchester United”, ka thënë Pogba në Twitter.
Pogba është shumë afër të rikthehet tek skuadra e Juventusit, ku ishte edhe në të kaluarën./FolDrejt/
I feel privileged to have played for this club. Many beautiful moments and memories but most importantly an unconditional support from the fans. Thank you @ManUtd pic.twitter.com/YLT3lUHOmT
— Paul Pogba (@paulpogba) June 1, 2022