Marshi i djeshëm protestues kundër DokuFestit në Prizren nuk kaloi krejtësisht i qetë, meqë u raportua se ekipi i gazetës Nacionale, përfshirë këtu gazetarin Vullnet Krasniqi dhe një kameraman të kësaj gazete, u sulmuan nga protestuesit.
Megjithatë, pavarësisht asaj që raportohet të ketë ndodhur, në disa pamje që po qarkullojnë shihet akti provokues i kameramanit të Nacionales, i cili duke përdorur fjalë fyese, shan disa herë protestuesit e kësaj proteste.
Kujtojmë se ky marsh protestues u organizua si revoltë ndaj performancës që u shfaq në DokuFest, e që nga publiku u prit me kritika, duke u cilësuar si vulgare.
Video e plotë: