Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Video/ “Uji fle, armiku nuk fle”, apo: a ka rrezik të na sulmojë ushtria serbe?

A është e kërcënuar Kosova nga një sulm i mundshëm ushtarak serb?

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

As buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), më i larti i ndarë ndonjëherë në historinë e re të republikës, nuk duket i mjaftueshëm përball forcimit të vazhdueshëm të ushtrisë serbe. Vetë Kryeministri Albin Kurti, nuk ka hezituar ta përsëris se fqinji ynë verior ka prirje destabilizuese jo vetëm në raport me Kosovën, por edhe me Ballkanin, shkruan Fol Drejt.

Pak ditë më parë, ndërsa qëndroi për një vizitë në Gjermani, Kryeministri Kurti tha për DW se, megjithëse Kosova e ndien veten të sigurt, kjo nuk do të thotë se ajo nuk është vigjilente karshi zhvillimeve në Serbi.

“U dëshmua që lufta hibride nuk e zëvendëson luftën, por e përgatit atë, dhe, në anën tjetër, gjithashtu u dëshmua që vendet autokratike, kur blejnë armatim, këtë nuk e bëjnë për parada ceremoniale ushtarake, por e bëjnë pikërisht, për ta përdorur atë armatim në luftën agresore kundër fqinjëve” – u shpreh ai ndër të tjera.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

I pyetur nëse “lufta hibride” mund të kthehet në një luftë reale, ai shtoi se:

“…jemi shumë të kujdeshëm, e shumë vigjilentë, po e ndjekim se çfarë ndodh atje, afër tre për qind e brutoproduktit vendor bëhet për investime dhe shpenzime për ushtri, me ç’rast blejnë armatim, ose marrin donacione nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë, tashmë janë 48 baza ushtarake, të cilat e rrezikojnë sigurinë dhe paqen në vendin tonë”.

Ditë më parë, edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj raportoi para Komisionit Parlamentar për Siguri. Ministri Mehaj ndër të tjera foli rreth buxhetit si dhe planeve për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Qeveria aktuale ka ndarë një buxhet prej 102.3 MIL € për FSK-në, i cili është më i larti në historinë e re të Kosovës, me të cilin synohet jo vetëm shtimi i kapaciteteve ushtarake, rekrutimi i kadetëve të rinj, por edhe blerja e armatimit.

“Fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është misioni im, andaj dhe kemi investuar në blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat sigurojnë modernizimin e FSK-së. Blerjet janë të cekura në Planin tonë të prokurimit si dhe në raportin me shkrim të cilin e kam dërguar.

Blerjet janë duke u realizuar nga programi amerikan “FMS”, siç është rasti me blerjen e dronëve në vlerë prej 4,500.000 €, ndërsa po ashtu jemi duke pranuar donacione nga programi “FMF”” – tha para komisionit ministri Mehaj.

Ministri Mehaj po ashtu ka përmendur edhe pranimin e 840 rekrutëve të rinj, në kuadër të planeve dhe aktiviteteve të implementuara të ministrisë.

Megjithatë, për njohësit e rrethanave politike në Ballkan, qeveria aktuale nuk duhet t’i neglizhojë zhvillimet në Serbi. Ndonëse rreziku është i vogël, për shkak të pranisë së trupave të NATO-s në Kosovë, kjo nuk do të thotë që Kosova të mos bëjë përpjekje t’i ngritur kapacitetet e saj ushtarake.

Gazetari Pleurat Salihu tha për Fol Drejt se “Qeveria e Kosovës do të duhej që në rishikimin e buxhetit në 6 mujorin e parë të rris buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, së paku 200 për qind. Po ashtu do të ishte mirë që të mendohet si opsion që 2 ose 3 për qind e tatimit të shkoj për FSK-në, apo të bëhet një Fond ku mërgimtarët do të kontribuonin aty dhe me flet dëshmi më pas të lirohen në doganë kur të fusin mallra, ose në fatura çoftë të energjisë, mbeturinave, ujit, apo blerjen e mallrave.”

Për kontekstin e brishtë ballkanik dhe mundësitë reale të shpërthimit të ndonjë konflikti të ri, ka folur edhe Korab Blakaj. Në një opinion të dërguar në adresë të Fol Drejt, Blakaj si një njohës i shkëlqyer i politikave dhe situatës në Ballkanin Perëndimor, ka vënë theksin te ndryshimi i kontekstit politik pas shpërthimit të luftës në Ukrainë:

“Për shkak të situatës në Ukrainë, mund të ndodhë humbja e mbështetjes ruse për Serbinë. Në këto kushte, Serbia mund të jetë e interesuar të bëj pazar në rastin e trajtimit të Krimesë në një plan me pavarësimin e Kosovës. Serbia po e ndjen braktisjen nga Rusia dhe ky mund të jetë një qëllim i saj për t’u forcuar ushtarakisht, duke synuar mbi Kosovën pjesën veriore të saj. Një arsye më shumë pse shteti i Kosovës duhet të garantojë sovranitetin e kufijve të tij, përfshi dhe veriun e Ibrit.”

 

Sipas GlobalfirePower, Serbia, për kah forca ushtarake renditet e 61-ta, ndërsa Kosova e 140-ta. Ndërsa Serbia ka 25 mijë personel ushtarakë aktivë, Kosova ka 3500 të tillë.

Serbia po ashtu është superiore edhe në planin e armatimit: Serbia ka mbi 300 tanke; mbi 400 mjete të rënda artilerie; mbi 100 avionë luftarakë; 51 helikopterë, 16 dronë ndërsa Kosova 0. Me një fjalë, në shumë parametra, forca ushtarake e Kosovës, del të jetë në disproporcion të thellë me atë serbe.

Duke iu referuar këtyre raporteve, gazetari Salihu po ashtu tha se, institucionet e Kosovës nuk duhet të kursejnë në planin e forcimit të ushtrisë. Megjithatë, ai vuri në dukje mundësinë e problemeve që mund t’u shfaqen institucioneve, për shkak të statusit të shtetit.

Të dy, sikurse Blakaj ashtu edhe Salihu, propozojnë një varg iniciativash për forcimin e ushtrisë së Kosovës, një ndër faktorët garantues për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

“Armatosja e Serbisë bëhet ekskluzivisht vetëm për ta marrë primatin e shtetit më të fuqishëm në Bllkanin Perëndimor, dhe kryesisht për ta mbajtur në tension Kosovën dhe Bosnjën. Serbia e dinë mirë që nuk guxon të marrë invazion në shtetin tonë dhe atë boshnjak por tenton ta luaj lojën e të fortit” – u shpreh Salihu.

I një mendje është edhe Blakaj, i cili madje investimet në fushën e sigurisë, forcimin e FSK-së në të gjitha kapacitetet e saj, e sheh madje si një nevojë emergjente. Ata sikur i besojnë urtisë popullore se “uji fle, por armiku nuk fle!”./FolDrejt/

https://www.youtube.com/watch?v=6Vi-o6fba4w&ab_channel=MilitaryComparison1M

Tags: KosovaluftaMitrovicaUshtria serbeVeriu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

​Deputetët zgjedhin dy anëtarë në KGJK dhe një anëtar të bordit të RTK-së

Lajmi tjetër

Nesër mësimdhënësit në grevë, Kryetari i SBASHKUT Rrahman Jashari do ta përcjell nga afër rrjedhën e grevës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM