Qindra njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë për protesta kundër mobilizimit të pjesshëm të qytetarëve rusë nga Vladimir Putin.
Të paktën 109 protestues janë arrestuar në të gjithë vendin deri më tani, sipas monitoruesit të pavarur të policisë OVD-Info, shkruan The Guardian.
Tomsk today. Sign reads “Give me a hug if you’re also afraid.”
Needless to say punishment for protesting the war in Russia can be severe. pic.twitter.com/FFiF2PPnoo
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 21, 2022
Në qytetin siberian të Irkutsk, të paktën 10 nga 60 protestuesit që u mblodhën në një shesh qendror u arrestuan, sipas aktivistëve lokalë.
Protests against mobilisation are taking place in several Russian cities today, mostly small-scale actions leading to a smattering of arrests. The woman’s sign reads “No to Mobilisation” pic.twitter.com/EbytXN2OQF
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 21, 2022
Në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk, një video e publikuar në mediat sociale tregoi një protestues duke bërtitur “Unë nuk dua të vdes për Putinin ose për ty!” /abcnews.al/