Shkatërrim, përmbytje dhe rreshje të dendura ka sjellë uragani Ian në brigjet juglindore të Floridas. Gjithashtu për shkak të uraganit, rreth 2 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin për shkak të linjave të rrymës të rrëzuara, pasi stuhia dhe erërat e forta vazhdojnë në jugperëndim të shtetit.
I've been capturing video from this webcam in Fort Myers all day and I've put it into a Timelapse. Check out the storm surge rushing in! Crazy. #Ian #flwx pic.twitter.com/lj7a1wThga
— Brennan Prill 𝕏 (@WxBrenn) September 28, 2022
Sipërfaqe të mëdha në Fort Myers, Naples dhe ishullin Sanibell tashmë janë nën ujë, ndërkohë që plazhi i Fort Myers është zhdukur përkohësisht. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet si rrugët janë përmbytur duke i shndërruar në lumenj.
Në Sanibel, një ishull në perëndim të Fort Myers dhe në veriperëndim të Napolit, nivelet e ujit kanë arritur në më shumë se 3 metra./abcnews.al/