Ndihmat e dërguara në ndihmë të ukrainasve dhe kryesisht banorëve të Mariupolit, të cilët kanë mbetur të bllokuar prej kohësh pa ujë, ushqime apo ilaçe, shpesh janë bërë shënjestër e ushtarëve rusë, sipas Daily Mail.
Sipas një video të publikuar, ushtarët rusë shihen duke shpërndarë ndihmat e destinuara për qytetarët ukrainas, në atë që është konsideruar një marifet propagandistik. Pamjet u shpërndanë nga Alexey Podolian, një komandant ukrainas.
“Dua që bota të dijë të vërtetën. Ekziston një rregull që ndihmat humanitare nuk mund të preken. Por rusët po bëjnë pikërisht këtë. Ata po i kërkojnë dhe më pas i sulmojnë”.
Një mik i imi që luftoi në Mariupol dhe u kap rob, pa ushtarë rusë duke sulmuar autokolona, duke vjedhur ushqime dhe produkte të tjera dhe më pas ua jepnin civilëve. Ata e bëjnë këtë vetëm për kamerat dhe më pas pjesën tjetër e marin vetë”, tha komandanti.
Videoja, e shpërndarë mes trupave ukrainase që luftojnë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, u postua nga kryekomandanti çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i Vladimir Putinit.
Ajo tregon luftëtarët çeçenë dhe ushtarët rusë që u japin banorëve ushqim dhe pije me shkrim ukrainas mbi të./FolDrejt/