Videoja e filmuar nga një dron, tregon momentin kur disa ushtarë rusë rrethojnë në një objekt gjysmë të rrënuar një grup ushtarësh ukrainas, të cilët dorëzohen pas sulmeve me bomba dore, transmeton Fol Drejt.
Al Jazera thotë se videoja nuk është konfirmuar, nëse njëmend bëhet fjalë për ushtarë ukrainas apo jo.
Sipas raportimeve nga terreni, luftimet dhe bombardimet nga ana e rusëve kanë vazhduar edhe ditëve të fundit.
Përplasjet vijojnë të jenë të ashpra, ndërsa palët thonë se po i shkaktojnë humbje të mëdha njëra tjetrës.
Në Mariupol dhe qytetet e tjera, invazioni rus ka vijuar me të njëjtën ashpërsi. Dje nëpërmjet një deklarate zyrtare, nga ministria e mbrojtjes ruse u tha se i kanë vrarë qindra ushtarë ukrainas. Brenda natës ndërmjet të mërkurës dhe të enjtës, janë vrarë 600 ushtarë ukrainas, sipas këtyre deklaratave. Kjo nuk është pohuar nga pala ukrainase. /FolDrejt/