Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se ekipet e gazetarëve në Zveçan janë sulmuar sërish, ndërsa është goditur fizikisht gazetari Burim Zariqi, rap[orton Fol Drejt.
“Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës. Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së.”, shkruan në komunikatën e AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.
AGK-ja, njëherësh ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna. /FolDrejt/