Real Madridi fitoi Kupën e Mbretit me fitoren ndaj Osasunas (2:1), dhe futbollisti më i mirë i ndeshjes ishte lojtari brazilian Rodrygo, i cili shënoi dy gola. Ndërsa, më i përfoluri për keq në këtë ndeshje ishte bashkatdhetari i tij Vinicius Junior. Ai vazhdimisht ka provokuar lojtarët e Osasuna-s dhe mediat spanjolle zbuluan se çfarë po u thoshte atyre: “Si do ta fitoni Kupën e Mbretit kur jeni një klub kaq i vogël?” u bërtiti ai rivalëve të tij.
Kjo për pak sa nuk çoi në një trazirë në pjesën e parë, kur rivalët e tij e pritën atë dhe fillimisht e ofenduan në tunelin e stadiumit dhe më pas e sulmuan. Fatmirësisht situata u qetësua shpejt. Megjithatë, mediat spanjolle po zbulojnë detaje të reja të sjelljes së Vinicius mbrëmë që nuk janë në favor të tij.
Para ndeshjes, lojtarët u rreshtuan. Pasi e përshëndetën kundërshtarin, të gjithë lojtarët e Realit, ashtu siç duhej, shkuan për të shtrënguar duart me gjyqtarët, përveç Viniciusit. Ai vrapoi drejt pankinës dhe nuk i përshëndeti gjyqtarët dhe mediat spanjolle spekulojnë se e ka bërë nga inati që nuk është mbrojtur mjaftueshëm në fushë, transmeton Fol Drejt.
🏆⚽️ FINAL #CopaDelRey
🗣️ ESTE ES EL VIDEO que circula sobre Vinicius
🎙️ ¿Se marcha Vinicius y no saluda en el protocolo a Sánchez Martínez? pic.twitter.com/GkmgIdNUWJ
— Carrusel Deportivo (@carrusel) May 6, 2023