Reshjet e shumta të shiut që kanë goditur sot qytetin e Prishtinës kanë shkaktuar vërshime, duke përmbytur shumë rrugë të qytetit.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rrugën B në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Sasia e madhe e ujit në rrugë ka pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, por nuk ka munguar ndihma e policisë, ku sic shihet në video, ka qenë policia që i ka ofruar ndihmë një qytetareje dhe vajzës së saj për ta kaluar rrugën e mbushur me ujë./FolDrejt/