Rezistenca e ukrainasve kundër agresorëve rusë, po vazhdon edhe sot.
Burime ndërkombëtare nga vendi i ngjarjes thonë se “një kolonë ruse 65 kilometra e gjatë është vetëm 30 kilometra nga Kievi. Nuk po shkon aq shpejt sa ishte planifikuar”, transmeton Fol Drejt.
Në fakt, luftimet janë duke u zhvilluar në disa fronte. Qyteti Kharkiv sot është sulmuar me raketa dhe artileri të rëndë.
Po ashtu bëhet e ditur se trupat ruse të pajisura me tanke dhe pajisje të tjera të rënda, janë drejtuar për në Mariupol, një tjetër front i hapur tashmë.
Ukrainasit, deri më tani janë treguar të vendosur, por edhe rusët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë./FolDrejt/