Një pjesë e tifozëve të Valencias ofenduan në mënyrë racore Vinicius Juniorin gjatë ndeshjes së të dielës, të cilën Real Madrid e humbi 0:1. Sulmuesi i Realit madje i tregoi gjyqtarit se kush ishte personi që po e ofendonte për shkak të ngjyrës së lëkurës, por loja nuk u ndërpre dhe në fund u pa një sherr në të cilin Vinicius mori kartonin e kuq.
Braziliani përjeton të njëjtat ofendime pothuajse në të gjitha stadiumet e Spanjës dhe po kërcënon të largohet nga liga për shkak të kësaj. Në mbrojtje të tij pas ndeshjes doli trajneri i skuadrës, Carlo Ancelotti, i cili theksoi se kjo situatë është e papranueshme dhe se “liga spanjolle ka problem me racizmin”:
Ancelotti: Jam shumë i trishtuar
“Vinicius nuk është problemi, Vinicius është viktima. Pse mendoni se arbitri e ndërpreu ndeshjen? Sepse publiku i bërtiti Viniciusit ‘idiot’? Jo. Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen sepse hapi protokollin e racizmit. Kur Vinicius u skuq, i gjithë stadiumi filloi të këndonte ‘majmun, majmun’. Jam shumë i trishtuar'”, shtoi ai.
Thibaut Courtois gjithashtu tha: “Nëse Vini do të kishte thënë se po largohem nga fusha, do të kisha shkuar me të. Gjëra të tilla nuk mund të tolerohen.”
Dhe Vinicius gjithashtu postoi një mesazh në Instagram pas ndeshjes. Ai vetëm shkroi: “Çmimi që morën racistët ishte dëbimi im. Ky nuk është futboll, kjo është La Liga”.
Futbollisti brazilian e ka vënë në dukje disa herë La Ligën në komentet e tij për fyerjet që merr. Ai beson se ai dhe viktimat si ai nuk marrin mbrojtje, transmeton Fol Drejt.
https://twitter.com/ZAJD011/status/1660378703933718531
Vinicius Júnior sofreu mais um caso de racismo, à torcida toda gritando MACACO com ele.
Simplesmente sofreu um mata leão e foi expulso.
La Liga é uma vergonha!Forças, Vinicius Júnior. pic.twitter.com/zJ73YWCs8T
— Jakc (@cryptojack_yH_v) May 21, 2023