Ditë më parë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha gjatë një konference për media se po zhvillohet një hetim kundër deputetes britanike Alicia Kearns, e cila gjatë fjalimit të saj në parlament akuzoi Kishën Ortodokse Serbe për pjesëmarrje në kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë. Ndaj deklaratave kërcënuese të Vuçiqit, kanë reaguar nga Parlamenti i Britanisë së Madhe, shkruan Fol Drejt.
Ishte deputeti i Mbretërisë së Bashkuar Anthony Mangnall i cili gjatë një fjalimi u shpreh “thellësisht i alarmuar” nga kërcënimet e Vuçiqit. Ai madje rekomandoi që të thirrej urgjentisht ambasadori i Serbisë, për ta sqaruar më tej situatën.
UK MP Mangnall “deeply alarmed” by Vucic’s threats to @aliciakearns & recommends summoning the Serbian ambassador.
Speaker of Parliament Sir Lindsay Hoyle says threats are “totally unacceptable” & “reminder to foreign states they have no right to threaten anyone of this House.” pic.twitter.com/dcvLLK9JBT
— Admirim (@admirim) July 10, 2023
Në anën tjetër Kryetari i Parlamentit Sir Lindsay Hoyle i mbështeti deklaratat e Mangall. Ndërsa tha që kërcënimet janë “krejtësisht të papranueshme”, ai shtoi se “duhet të ua kujtojmë të gjithëve nga shtetet e huaja se askush nuk ka të drejtë të kërcënojnë askënd nga kjo Dhomë”.
Vuçiq: Po bëjmë një hetime kundër deputetes britanike Alicia Kearns
Nuk dihet nëse shteti serb ka nisur një hetim konkret ndaj Kerns, meqë nuk ka pasur asgjë zyrtare në këtë plan, veç deklaratave të Vuçiqit./FolDrejt/