Në rrjetin social Telegram po qarkullon një video e disa ushtarëve teksa trajnohen në rajonin e Zaporizhias, e të cilët raportohet janë vullnetarë serbë, shkruan Fol Drejt.
Raportet thonë se vullnetarë serbë po trajnohen në Zaporizhzhia si pjesë e një batalioni vullnetarësh rus.
Ndërkohë, kujtojmë se dje presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i kishte kërkuar Rusisë që të ndalojë rekrutimin e mercenarëve serbë për luftën e saj në Ukrainë.
Vuçiç kritikoi faqet e internetit ruse dhe grupet e mediave sociale që publikojnë reklama rekrutimi nga grupacioni mercenar rus Wagner Group, i cili është mbështetur nga Rusia, një ushtri private prej dhjetëra mijëra mercenarë e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në pushtimin rus të Ukrainës.
Legjislativi serb i ndalon qytetarët e tij të marrin pjesë në konflikte të huaja. /FolDrejt/