Barcelona fitoi kundër Real Madridit 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Si zakonisht, El Clasico u mbush me tension, madje trajneri i Barcelonës, Xavi, mori karton të verdhë.
Xavi mori një karton të verdhë për ndërhyrjen në një përplasje mes Dani Carvajal të Realit dhe Alejandro Balde të Barcelonës.
“Budalla… Ti je vërtet budalla”, i tha Xavi futbollistit të Real Madridit Carvajal, dhe mori një karton të verdhë. Carvajal iu përgjigj, por kamerat nuk e kapën.
Pas ndeshjes, Xavi dhe Carvajal u përshëndetën dhe patën një bisedë të shkurtër, transmeton Fol Drejt.
Xavi con Carvajal 😂😂 pic.twitter.com/FOLDrl7EjW
— rubén (@rubennatm) March 2, 2023