Një aksident, i cili ndodhi mbrëmë në Prishtinë, zgjoi kureshtjen e opinionint, për shkak të videos që shfaqte momentin e arrestimit nga ana e policisë, shkruan Fol Drejt.
Në videon e publikuar nga Klan Kosova, dëgjohej polici duke i thënë të arrestuarit: “krejt kemi me të mytë!”
Pikërisht për rastin në fjalë policia ka njoftuar se motoçiklisti është dërguar në mbajtje:
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 21.08.2022, 22:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë nuk i ishte ndalur zyrtarëve policorë dhe i njëjti me motoçikletë gjatë ikjes është aksidentuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.