Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji është përfshirë në një aferë ryshfeti, sipas një audio-incizimi të Insajderit, shkruan Fol Drejt.
Në bisedën telefonike ai dëgjohet teksa flet me një person, i cili dyshohet të jetë ndërmjetësues lidhur me një tender ku përmenden dhjetëra mijëra euro.
Përderisa në bisedën e parë telefonike diskutohen detajet e “marrëveshjes”, në bisedën e dytë duket sikur zyrtari i ministrisë ka “kryer” punë lidhur me kërkesën e “ndërmjetësuesit”.
Për më tepër, ndiqni audio-incizimin e bisedës telefonike: