Një video drithëruese ka marr vëmendjen e mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi në të shihet një qen me një kokë njeriu në gojë, duke ecur rrugëve të Meksikës, shkruan Fol Drejt.
Banorët e Zacatecas në Meksikë, janë tronditur nga pamja, kur pas një krimi makabër një qen kishte kapur një kokë njeriu me gojë, duke e bartur rrugëve, raporton Daily Mail.
Besohet që bëhet fjalë për një hakmarrje bandash sepse koka ishte lënë në një kabinë telefoni me mbishkrimin:
“Koka tjetër do të jetë e jotja!”.
Mesazhi kërcënues ishte shkruar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, një nga rrjetet më të frikshme kriminale në botë. Ky kartel udhëhiqet nga El Mencho, personi më i kërkuar në Meksikë.
Përpara se policia të ishte në gjendje të përcaktonte skenën e krimit dhe të hetonte vrasjen, qeni endacak u largua me kokën e kufomës.