Një modele e rrjeteve sociale po akuzohet për vrasje të shkallës së dytë, pasi e therri me thikë të dashurin e saj, shkruan Fol Drejt.
Ajo i kishte lutur autoritetet që ta ndihmonin pas një zënke në prill të këtij viti. Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë, Courtney Cenney, 26 vjeçe, shihet duke u përballur me ish të dashurin, për të cilin kishte kërkuar të lëshohej një urdhërarrest me pretendimin se ai e përndiqte.
Christian Obumselit u vra me një thikë, dy ditë pas zënkës që kishte me Cenney.
Një nga avokatët e Clenney, Frank Prieto tha për WSVN se pamjet tregojnë se Obumseli ishte abuzuesi dhe Clenney ishte një viktimë në marrëdhënie.
Clenney u arrestua ndërsa ishte në rehabilitim në Hawaii katër muaj pasi incidenti i përgjakshëm ndodhi brenda shtëpisë luksoze të çiftit./FolDrejt/
https://www.youtube.com/watch?v=wOykwVwB4z8&ab_channel=InfinityNews