Lumi Rideau në Kanada, është shndërruar në një pistë akulli këto ditë. Një grua ka përfituar nga rasti dhe ka vozitur me makinën e saj në lumin e ngrirë për të shkrepur disa selfie, mirëpo në një moment asaj i është fundosur vetura.
Ajo megjithatë, nuk është shqetësuar. Ky veprim ka habitur qytetarët pasi makina po fundosej ndërsa ajo vazhdonte e pashqetësuar duke bërë foto, transmeton Fol Drejt.
“Kur akulli filloi të thyhej dhe makina e saj e verdhë filloi të fundosej, ajo nuk e humbi rastin dhe u ngjit në kabinën e automjetit për një selfie. Në të njëjtën kohë, kishte disa që nxituan për ta shpëtuar”, shkruan New York Post. Përdoruesit e mediave sociale kritikuan personin në fjalë për veprimin e papërgjegjshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=YVc8vq_iHgw