Një media ukrainase e lajmeve ka pohuar se forcat ruse kanë vjedhur pjesën më të madhe të koleksionit të një muzeu arti në Kherson, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
UkraineWorld tha se 80% e veprave në Muzeun Rajonal të Artit Kherson mungonin dhe besohet se janë zhvendosur në Krimenë e pushtuar.
Rusia kishte marrë kontrollin e Khersonit në mars, por ai u çlirua nga forcat ukrainase në nëntor./FolDrejt/