Alpinistët në Zvicër kanë reaguar me zemërim ndaj vjedhjes së parave nga një kuti donacionesh e vendosur në një majë mali që arrihet me një nga ngjitjet më të vështira.
Kutia, e cila mbledh donacione për klubin, i cili ruan rrugën e vështirë të ngjitjes me shpenzimet e veta dhe garanton ndihmën e sigurisë në seksionet e rrezikshme, ishte vendosur në 2350 metra lartësi në rrugën që çon në majën e Daubenhorn, përcjell Fol Drejt.
Një autor i panjohur në fillim të këtij muaji theu kutinë dhe vodhi donacionet, të vlerësuara në qindra dollarë.
Kutia metalike ishte e ngulitur në një shkëmb pranë luginës që alpinistët e përdorin për të pushuar përpara se të pushtojnë majën.
Rruga për në Daubenhorn konsiderohet të jetë rruga më e gjatë në Zvicër dhe është caktuar K5, që do të thotë “jashtëzakonisht e vështirë”.
Lugina arrihet pas disa orësh ngjitje me pajisje dhe teknika speciale, tha Patrick Grichting, anëtar i bordit drejtues të shoqatës.
“Bjeshkatarët e zakonshëm nuk mund ta arrijnë atë,” shpjegoi ai.
“Nuk do të ngjitesha dot me para që nuk më takojnë”, tha ai duke vënë në dyshim moralin e një personi apo personave të tillë.
Klubi i ka shkruar një mesazh hajdutit në Facebook. “Ne nuk i dëshirojmë asnjë të keqe autorit, por shpresojmë që ndërgjegjja ta mundojë sa herë që të shkojë në mal dhe atë përgjithmonë”.
Klubi nuk e ka denoncuar vjedhjen në polici pasi nuk ka shpresë që të identifikojnë stampat, por priten donacione të reja./FolDrejt/