Një burrë nga Komorani ka raportuar në polici se dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në vendin ku ai po punonte.
Ai në raportimin e tij ka bërë të ditur se i janë vjedhur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur pasi kanë hyrë brenda në objekt nën kërcënim të armës kanë arritur të grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, poashtu është informuar edhe prokuror i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti i lartcekur i cili mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.