Në raportin e saj 24-orësh, Policia e Kosovës ka lajmëruar për një rast vjedhjeje dhe sulmi në komunën e Drenasit.
Rasti pohohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 13 e 40, transmeton Fol Drejt.
Në raport thuhet se një personi i është vjedhur vetura, nga i dyshuari kosovar, i cili pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar. I dyshuari pasi kishte vjedhur veturën, për të cilën denoncuesi pohon që të ketë qenë e pajisur me pajisje pune, i kishte vënë flakën.
I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.60 promil dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/