Manchester United është paralajmëruar për nënshkrimin e Harry Kane nga Nemanja Vidic, me ish-mbrojtësin që u kërkon Djajve të Kuq që të “shkojnë për opsione të tjera”, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Për sa para? Sa vjeç është ai? Ai është një sulmues i mirë për 10 vitet e fundit dhe ai do të shënojë gola, por patjetër që unë do të shkoj për opsione të tjera. Çfarëdo opsioni tjetër, unë do të shkoj për opsione të tjera. Ka një mënyrë për të pasur një sulmues për shumë vite”, tha ish-mbrojtësi serb për Rio Ferdinand në emisionin e tij FIVE në YouTube.
Vidic gjithashtu i ka kërkuar klubit që të gjejë një qendërmbrojtës të ri, i cili mund t’i sigurojë konkurrencë Raphael Varane dhe Lisandro Martinez. /FolDrejt/