Myftiu i vetëshpallur Skender Buzaku në 1 tetor i ka dhënë ultimatum 72-orësh myftiut defaktor dhe dejure të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepit, se në rast se nuk lëshon postin ai do të publikonte prova dhe fakte të veprimtarisë kriminale, të cilat ai e përshkroi si krime të rënda, informon foldrejt.com.
Pas kësaj, deklaratë ka dhënë zëdhënësi i BFI-së, Muamer Veseli.
“Nëse ka akuza për krim, këtu i kemi të gjitha institucionet përgjegjëse dhe le të drejtohen atje. Ata janë këtu, dhe ne jemi këtu. Ne nuk ikim nga aktivitetet tona. Drejtojini që të drejtohen te Prokuroria dhe te Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Veseli para fillimit të ceremonisë së ndarjes së certifikatave për standardet “Hallall”.
Trazirat në BFI erdhën pasi Buzaku njoftoi në prill se ai do të jetë kryetar i BFI-së, por anëtarët e Rijasetit i qëndruan pas Rexhepit. /Foldrejt.com