Në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan është duke vazhduar procesi i votimit, për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komunash dhe dy kuvende zgjedhore, shkruan Fol Drejt.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në komunën e Leposaviqit kanë votuar 28 votues (0.21%), në komunën e Zubin Potokut 65 votues (1%), në Zveçan 29 votues (0.41%) dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues (1.05%).
Konferenca për media e radhes e KQZ─së mbahet në orën 15:00./FolDrejt/