Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke vijuar gjykimi ndaj Pjetër Shalës, shkruan Fol Drejt.
Aktualisht është duke e dhënë dëshminë i njëjti dëshmitar i cili e filloi atë ditën e djeshme.
Avokati i Shalës Jean Luis Gilissen kërkoi sqarime të mëtejme në lidhje me një deklaratë të lëshuar dje nga dëshmitari, që kishte të bënte me pretendimet për rrethimin e shtëpisë së tij nga ushtarët e UÇK-së.
Avokati ka thënë se deklarata e dëshmitarit e dhënë më 20 janar për hetuesit dhe asaj të djeshmes, për të njëjtën çështje, ka mospërputhje./FolDrejt/