Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pritet të vijojë gjykimi ndaj Pjetër Shalës, shkruan Fol Drejt.
Seanca ndaj Shalës pritet të nis nga ora 9:30 sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Tre dëshmitarë pritet të japin dëshminë e tyre përmes video-lidhjes.
Ndaj Shalës rëndon akuza se midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjet e luftës, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.
Siç keni qenë në dijeni, Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti./FolDrejt/