Në Shqipëri vazhdojnë aktivitetet e ndryshme në kuadër të Javës së Kulturës Turke, që po mbahet në disa qytete të vendit.
Në ambientet e Teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit është mbajtur koncerti i Ansamblit Shtetëror të Valleve Popullore dhe Ansamblit të Muzikës Popullore Moderne nga Türkiye, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Të pranishëm gjatë shfaqjes ishin ambasadori i Türkiye-s në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, përfaqësues të institucioneve të tjera turke dhe shqiptare, si dhe artdashës.
Shfaqja e përbashkët e ansambleve “Ngjyrat e Turqisë: Perfomancë me Valle Popullore Turke”, që synon të afrojë kombet përmes artit, krijoi një atmosferë entuziaste për artdashësit shqiptarë.
Java e Kulturës Turke, që mbahet nga 29 qershor deri më 7 korrik, organizohet nën kujdesin e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe Instituti “Yunus Emre” Tiranë.
Në ditët në vazhdim do të organizohen aktivitete në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan, me fokus promovimin e kulturës, artit dhe gastronomisë turke./FolDrejt/