Ushtria e Azerbajxhanit vazhdoi gjatë natës kundërsulmin ndaj ushtrisë së Armenisë për të çliruar tokat e opretenduara prej saj në Nagorno Karabakh, përkundër thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve, informon foldrejt.com. Armenia në anën tjetër pretendon se të gjitha ofansivat azerbejxhanase kanë dështuar.
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se njësitë e ushtrisë gjatë natës kanë zhvilluar sulme artilerike ndaj pozicioneve të forcave armene në tokat e okupuara.
Të dyja shtete akuzoijnë njëra-tjetrën për marrjen e ushtarëve nga Siria për të luftuar.
News.am, një media e njohur armene, poashtu ka akuzuar Izraelin se po furnizon me armë Azerbejxhanin në këto momente. Ngjashëm, Azerbejxhani akuzon Iranin se po furnizon me armë Armeninë. Kjo tregon se konflikti po merr përmasa ndërkombëtare./Foldrejt.com