Nëna e tre fëmijëve, Nur Nedim Mulhim, e cila u arrestua nga regjimi i Bashar al-Assadit lidhur me pretendimin “martesë për xhihad” tha se janë torturuar nga ana e regjimit.
Mulhim, nënë e tre fëmijëve nga rajoni Kusseir (al-Kusair) i Homsit ka shpjeguar për Anadolu Agency (AA) se është arrestuar në tetor 2014 nga forcat e regjimit me arsyetimin e ka bërë martesë të përkohshme me opozitarët ushtarakë që luftojnë kundër regjimit.
“Pasi qëndrova në një qeli vetëm për një person, u dërgova në qendrën e hetimit. Në një dhomë të vetme ndodheshim 23 gra së bashku. Kishte gra nga të gjitha rajonet. Falja e namazit dhe agjërimi ishin të ndaluara. Gjatë transferimit po përjetoheshin konflikte mes opozitarëve dhe regjimit. Automjeti ku vetëm unë isha femër u aksidentua dhe unë u plagosa. Na dërguan nga qendrën e hetimit El Hatib në Damask, ku qëndrova për 1 muaj”, thotë Mulhim.
Ajo tha se merrej në pyetje dy herë në ditë. “Me duar të lidhura dhe sy të mbyllur, goditesha vazhdimisht. Më kanë thënë fjalë të këqija për shkak se nuk pranoja. Më thanë se ‘merr mbështetje nga sauditët. Ke kryer martesë xhihadi‘. Për një kohë kam punuar në spital dhe më akuzonin për ndihmë ndaj terroristëve për atë periudhë. Më kanë detyruar të nënshkruaj disa letra me sy të mbyllur”, tha Mulhim.
“Persona me fytyra të mbuluara më morën në pyetje, duke më goditur me kërbaç te këmbët dhe në fytyrë”, u shpreh Mulhim duke shtuar: “U akuzova me martesë për xhihad të cilën për herë të parë e dëgjoja në jetën time. Po, ne kemi mbështetur opozitën, i kemi ndihmuar por nuk kemi parë ndonjë të keqe nga ata”.
“Pasi na dërguan në qendrën ushtarake të hetimit në Damask më liruan pas 10 ditësh me shkëmbim të pengjeve”, tha Mulhim duke shtuar se është arrestuar dy ditë pas duke i thënë se për të kërkohet “dënimi me vdekje”.
Duke i treguar dokumentin e lirimit i thashë se “Jam liruar dhe kam dokumentin e lirimit. Më ofenduan, më morën më mbajtën dy ditë dhe më pas dhe më hodhën në rrugë. Mbijetova duke shitur një byzylyk që kisha në dorë”, tregon Mulhim.
Në vazhdim Mulhim ka përmendur torturat për të cilat është dëshimtare. “Kam parë meshkujt që i vendosnin në një falangë (Bastinado – sistem torture me rrahje me thupër në shputat e këmbëve), duke i torturuar me energji elektrike. Kam parë gjithashtu duke i torturuar gratë, nuk kishin aspak respekt për to. Kam shikuar studentë, mësues, të moshuar…Shumë gra të burgosura”, tha ajo.
“Torturuesit ndryshonin vazhdimisht dhe tortura rritej gjithmonë e më shumë për sa kohë që ndryshonin edhe torturuesit. Ndjenin kënaqësi derisa na torturonin. Pinin çaj dhe kafe derisa na torturonin”, tha Mulhim e cila shtoi se “Kam parë një grua rreth 45 vjeç, të cilën e kishin varur në tavan dhe e torturonin. Nga veshja e saj pikonte gjak. Një tjetër ngjarje që nuk mund ta harroj ishte pamja teksa dërgonin në tualet meshkujt e torturuar. Këmbët i kishin të enjtura, të mavijosura”.
Mulhim tha se që prej vitesh nuk i ka parë bashkëshortin dhe dy djemtë e saj. “Ata kanë humbur kur bashkëshorti po i dërgonte për t’i regjistruar në shkollë. Që nga ajo kohë nuk kam më asnjë informacion për to. Shpresoj të kaloj edhe një ditë me ta para se të vdes”.