13 persona, duke përfshirë një fëmijë njëvjeçar, kanë vdekur pasi kanë rënë në një pus gjatë një ceremonie martese në Indinë veriore, thanë të mërkurën autoritetet nga shteti Uttar Pradesh.
Viktimat, të cilët ishin të gjithë gra dhe fëmijë, ishin ulur në një pllakë që mbulonte pusin dhe ajo u shemb, e cila gjë shkaktoi edhe një incidentin.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur nga ngjarja, njoftoi policia, raporton cnn, transmeton Fol Drejt.
“Ky është një incident fatkeq gjatë një ceremonie martese”, tha zyrtari i lartë i policisë së Kushinagar, Sachindra Patel, duke shtuar se ata po hetojnë rastin. Policia nuk ka identifikuar menjëherë viktimat.