Vilat turistike në Toskanë, një destinacion kryesor për turistët me xhepa më të thellë, do të duhet të kufizojnë përdorimin e ujit në pishinat e tyre këtë verë për shkak të frikës së mungesës së ujit pasi Italia përballet me një thatësirë të re.
Acvedoto del Fiora (ADF), një ujësjellës që shërben një të tretën e Toskanës përmes një rrjeti prej më shumë se 8,000 kilometrash, do të ndalojë përdorimin e ujit të pijshëm të zakonshëm për të mbushur pishinat private për mysafirët nga qershori deri në fund të shtatorit, raportoi Reuters.
Vilat dhe shtëpitë rurale në të ashtuquajturin agroturizëm do të duhet të mbushin pishinat e tyre me ujë nga puset ose sternat private, gjë që do të rrisë kostot e tyre./FolDrejt/